Merkel vjen për herë të dytë në Tiranë, para largimit nga pushteti

Merkel vjen për herë të dytë në Tiranë, para largimit nga pushteti

September 14, 2021 0

Kancelarja gjermane Angela Merkel është pritur nga kryeministri Edi Rama në Pallatin e Brigadave, ku u mbajt edhe ceremonia zyrtare.

Në momentin e parë të takimit u duk se Rama i drejtoi dorën, por kancelarja Merkel nxori grushtin për të respektuar të gjitha masat anti Covid.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel vjen për herë të dytë në një vizitë zyrtare në Tiranë. Zyrtarja e lartë gjermane mbërriti në Rinas rreth orës 10:00, ku u prit nga ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka dhe ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf.

Më pas eskorta ku udhëtonte kancelarja udhëtoi drejt kryeqytetit shqiptar, nën masa të rrepta sigurie, ku ndalesa e parë ishte Pallati i Brigadave. Aty e priti i zoti i shtëpisë, kryeministri Edi Rama. Gjithçka eshte e organizuar, ku në nder të kancelares gjermane u organizua dhe një ceremoni zyrtare.

Dy zyrtarët gjatë takimit të tyre nuk harruan edhe rregullat për shkak të pandemisë, ndërsa u përshëndetën me një takim të grushteve. Pasi u ulën në poltronët e tyre, siç e përcakton dhe protokolli, u vendosën dhe dy himnet kombëtare, ai i Shqipërisë dhe i Gjermanisë. Pas ceremonisë, Rama dhe Merkel zhvilluan edhe një takim kokë më kokë, që zgjati rreth 45 minuta.

Fill pas konferencës me Ramën, Merkel gjithashtu do të zhvillojë sot takime dy palëshe me krerët e qeverive të rajonit, kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, kryeministrin e Malit te Zi, Zdravko Krivokapic, kreun e qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, si edhe të Bosnje Hercegovinës, Zoran Tegeltija.

Kancelarja ka zgjedhur pikërisht vendin tonë për të takuar liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të ‘Procesit të Berlinit’. Mësohet se ky takim në Tiranë është edhe një tentativë e fundit që Merkel t’i japë një shtytje partisë së saj, Unionit Kristian-Demokratik (CDU), në zgjedhjet që pritet të mbahen më 26 shtator. Kjo është hera e dytë që Merkel vjen në Tiranë.

Programi i vizitës së Kacelares së Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel

10.20 – Ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave
10.30 – Takim Tête-à-tête mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave.

11.00 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave

11.50 – Mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park.
11.55 – Mbërritja e Kancelares Merkel në Tirana Business Park
12.00 – Foto Familjare me krerët e delegacioneve në Tirana Business Park.
14.35 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel në Tirana Business Park.

revista.one/