Trendi i frizurës “Bob” këtë sezon: Dukuni elegante me shumë pak përpjekje!

Trendi i frizurës “Bob” këtë sezon: Dukuni elegante me shumë pak përpjekje!

September 16, 2021 0

Ky model i shkurtër i flokëve duket i përsosur në të gjitha variantet – i drejtë, me kaçurrela, pak i çrregullt, gjithçka është perfekt

Nëse dëshironi të provoni një bob të ‘mbërthyer’ këtë vjeshtë, kërkoni nga pafukijuaj që të shkurtojë bobin tuaj në gjatësinë e nofullës tuaj me shtresa të buta vetëm në majat e flokëve tuaj për të krijuar përshtypjen e një dukjeje më të butë.

Nëse keni bartur balluke që janë rritur gjatë verës, mos u shqetësoni. Balluket e gjata do të zbusin më tej bobin e prerë dhe do t’i japin një dukje moderne.

Nëse e lidhni këtë bob me balluke perde, ato do të rrumbullakojnë bukur fytyrën tuaj, por ato gjithashtu do të jenë mjaft të gjata sa t’i vendosni pas veshëve nëse ju pengojnë.

Shumëllojshmëria e shtresave rreth fytyrës është shumë më mikluese sesa një bob uniform dhe lë një përshtypje shumë më të bukur, pavarësisht se si vendosni ta bartni.

revista.one/