Lacio, autogol gallate me Gallatasarajin, me protagonist Strakoshën
September 17, 2021Galatasaray ka kaluar në epërsi ndaj Lazios pas 67 minutave lojë.
Gjiganti turk i është falur një gabimi komik të portierit shqiptar të Lazios, Thomas Strakosha.
Manuel Lazzari largoi një top nga zona, ndërsa Strakosha në tentim për ta kapur atë e fut gabimisht në rrjetën e tij.
Ishte njëri nga autogolat më qesharak të parë kohëve të fundit në futboll.
Gjithsesi dëshpërimi i Strakoshës ishte shumë i madh dhe bashkëlojtarët e tij e ngushëlluan për gabimin e bërë.
Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri ka folur pas humbjes 1-0 të ekipit të tij ndaj Galatasarayt në kuadër të Ligës së Evropës, ku në theks të veçantë ishin portieri shqiptar.
“Strakosha bëri një gabim dhe ne pësuam një gol të pafat”, ka thënë fillimisht Sarri pas ndeshjes.
“Në fakt luajtëm mirë. Ishim duke luajtur një ndeshje të kontrolluar. Fatkeqësisht, ne pësuam një gol të pafat dhe humbëm ndeshjen”, tha ai.
revista.one/