“Më premtoi se nuk do ziheshin më”, djali: Nëna iku 1 javë nga shtëpia, erdhi një ditë para vrasjes

“Më premtoi se nuk do ziheshin më”, djali: Nëna iku 1 javë nga shtëpia, erdhi një ditë para vrasjes

September 20, 2021 0

Një dëshmi tronditëse vjen nga djali i dy viktimave në Divjakë, ku burri vrau gruan dhe më pas u vetëvra.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Babunjë mbrëmjen e së shtunës, ku Hekuran Rrasa vrau Fëllënxë Rrasa.

Leonard Rrasa, në një intervistë ekskluzive për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’ të moderatores Evis Ameti, rrëfeu ngjarjen e rëndë.

INTERVISTA
Çfarë ndodhi mes prindërve të tu, që e detyruan mamin tend që të largohej nga shtëpie?
ajo pati konflikte për punët e shtëpisë. Shkoi 1 javë te prindërit. Unë shkova ta merrja, me premtimin se s’do të bënin llafe më. E solla të premten, atë ditë shtynë mirë. Mu bë qejfi, se ishin mirë. Ata të nesërmen u bë kjo tragjedi e madhe.

Të shtunën patët një komunikim me babain?
Ai më tha; ‘s’do bëjë gjë më. Ik pa frikë’ më tha. Më pati premtuar që s’do më linte vetëm, po unë ku do rri më. Në orën 16:00 ika nga shtëpia. Dal nga lokali si gjithë të tjerët. Më marrin në telefon dhe më thonë; ‘hajde te shtëpia’. Ngjarja ndodhi në dhomë e tyre të gjumit. Kur e pashë tragjedinë, mora në telefon Policinë e Shtetit më ndihmoni.

Ka shkuar mami ndonjëherë në polici?
S’ka shkuar puna kurrë në polici, se do zgjidhej ndonjë gjë.

Ke pasur dijeni që babai ka pasur armë në shtëpi?
S’kam pasur dijeni për armën. Nuk kam vënë re asgjë. Se do rrija aty. E merrja mamanë dhe e çoja te babai i vetë. Babai më tha premtimin; ‘s’do e luaj, s’do i bëjë gjë. S’do të lë vetëm ty’. Kështu më tha. Ai e bëri këtë tani. /News24/