Rastësi e frikshme: Tërmet në Tiranë fiks në datën dhe orën e lëkundjeve të dy viteve më parë
September 21, 2021Lëkundje tërmeti janë ndjerë minutat e fundit në Tiranë.
Sipas të dhënave të para, tërmeti ka pasur një magnitudë prej 3.9 të shkallës Rihter.
Epiqendra e tij ka qenë rreth 24 km në Veri-Lindje të Tiranës. me një thellësi prej 10 km.
Deri më tani nuk raportohen dëme materiale.
Tërmeti është ndjerë edhe në Krujë e qytete të tjera rreth Tiranës.
Këto lëkundje ndihen fiks 2 vite pas atyre në 21 shtator 2019, ku një tërmet i fortë tronditi vendin, gati në të njëjtën orë me tërmetin e sotëm.
Tërmeti i 21 shtatorit 2019
Shqipëria shkundet nga 25 lëkundje tërmeti. Tërmeti i magnitudës 5.8 me epiqendër në detin Adriatik dhe intensitet 7.5 ballë, 30 km në veri të Durrësit, është ndjerë në të gjithë qytetet e vendit në orën 16:09. Lëkundja e dytë është shënuar në orën 16:15 me magnitudë 5.2. Këto ishin dhe dy lëkundjet më të forta të tërmetit me epiqendër në detin Adriatik pranë Durrësit.
108 persona kanë mbetur të lënduar dhe janë paraqitur në spiatalet e Durrësit dhe Tiranës për të marrë ndihmën e parë mjekësore ndërkohë që mes tyre është edhe një turist i huaj.
Në të gjithë vendin janë dëmtuar 563 banesa, ndërkohë që 28 pallate kanë pësuar plasaritje por pa rrezik për shembje. Dëmtime kanë pësuar edhe transformatorët e energjisë ndërkohë që në disa zona autoritet kanë bërë ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike për të shmangur ndonjë defekt të mundshëm në rrjet.