“Bëni seks me gratë se është sevap”, ish-konkurrentja e Për’puthen del kundër hoxhës

“Bëni seks me gratë se është sevap”, ish-konkurrentja e Për’puthen del kundër hoxhës

September 22, 2021 0

Imami nga Kosova, Fadil Musliu, ka këshilluar burrat që të bëjnë sa më shumë seks me gratë, sepse do të fitojnë shumë sevape. Deklarata e tij ka ngjallur menjëherë reagime të shumta në rrjetet sociale dhe jo vetëm.

Kjo deklaratë e imamit u diskutua nga psikologja, Ina Kollcaku.

Ajo ishte konkurrente në Përputhen 1.

Kjo e fundit e nisi fjalën e saj duke thënë se i respekton të gjitha fetë, por herë pas here ka pasur debate me hoxhë dhe pastorë për mënyrën se si trajtojnë gjininë femërore.

“Mënyra se si e trajton femrën seksualisht, këta meshkuj mendojnë se vetëm ata kalojnë orgazëm dhe kënaqen. Sipas tyre, gratë nuk ndjenjë kënaqësi gjatë kryerjes së marrëdhënies. Këta lloj meshkujsh duhet ta kuptojnë se femrat kalojnë orgazëm dhe kënaqen. Gratë bëjmë shumë sevape kur shkojmë me meshkujt”, tha ish-konkurrentja e Përputhen.

Duke folur për dashurinë ne mes çifteve, Imami kërkoi nga burrat që të kryejnë më shpesh marrëdhënie seksuale me gratë e tyre.

Jepni dashuri pa kufi grave të juaja sepse është obligim dhe sa herë që bëni marrëdhënie seksuale ju fitoni shumë sevape”, tha ai.

Ndërsa shtoi se çiftet në Kosovë kane edhe kriza te shumta dhe u lut që të jenë më të vendosur në martesat e tyre.

revista.one/