Labi u premton ‘qingja e muzikë’! Nuk paskan ushqim djemtë e Njësisë Speciale që ruajnë kufirin në veri?!

Labi u premton ‘qingja e muzikë’! Nuk paskan ushqim djemtë e Njësisë Speciale që ruajnë kufirin në veri?!

September 22, 2021 0

Këngëtari e ish-deputeti, Labinot Tahiri, është mjaft aktiv dhe i zëshëm në çështjet e përditshme që kanë të bëjnë me vendin.

Ai së fundmi ka bërë një postim në rrjete sociale me anë të të cilit falënderon Policinë e Kosovës për punën e bërë gjatë këtyre ditëve, duke theksuar se është krenaria e çdo familje.

Ai madje u ka premtuar një darkë të mirë me ‘qingja e muzikë’ pas përfundimit të këtyre operacioneve.

Postimi i plotë i Labit:

“DHURONI URIME E LUTJE PËR POLICINË E SHTETIT TONË.

Policia jonë krenaria e çdo familje!

Ju ruajt Zoti.

Miku im, Komando, iu bën të fala të gjithë shokëve e kolegëve atje, edhe atyre njesiteve policore!

Kur të përfundojnë këto operacione, e bejmë nje darkë supêr të mirë me kingja e muzikë, sapo të qetsohet pandemia!

Rrnoftë , Policia jonë , Kosovë e Shqipërisë”.

Ushqim nga vullnetarët?

Policia e Kosovës ka thënë që vazhdimisht bëjnë planifikimet për furnizim me ushqim të zyrtarëve policorë, por kjo çështje ende nuk është rregulluar. Si rrjedhojë pjestarët e Policisë së Kosovës në veri u furnizuan me ushqim nga vullnetarët.

Përgjatë kohës sa qëndruan në këtë aksion, dy kuti me mish gjedhi të konservuar, një jogurt, një mollë e gjysmë buke, shoqëruar me pije, ishte ushqimi për policët.

Këto fotografi, nxitën komente të shumta.

Madje, në mesin e tyre pati edhe vullnetarë për të dërguar ushqim në pikën kufitare, për pjesëtarët e Njësisë Speciale.

Në një përgjigjie nga Zyra për Informim në Policinë e Kosovës, u tha se përveç sigurisë, policia bën planifikimin edhe për furnizim me ushqim.

Sipas tyre, ata i kushtojnë vëmendje të veçantë përmbajtjes së pakove ushqimore.

Ndërkohë ekspertët sqarojnë se policia nuk mund të marrë ushqime nga vullnetarët për arsye sigurie.

revista.one/