Ekzekutohet 36-vjeçari shqiptar në Londër, arrestohet autori

Ekzekutohet 36-vjeçari shqiptar në Londër, arrestohet autori

September 25, 2021 0

Shqiptari Ergys Koçi, 36 vjeç, është gjetur i vdekur në Haringey të Londrës.

Mediat britanike, bëjnë me dije se 36-vjeçari shqiptar, është gjetur i pajetë në rrugë. Mësohet se ai kishte marrë lëndime të shumta në trup.

Ndërkohë, autopsia mjeko-ligjore zbuloi se shkaku i vdekjes ishte trauma në kokë dhe kishte disa plagëqë kishte marrë nga një thikë. 

Deri më tani ende nuk dihen detaje të tjera, ndërkohë sipas detektivëve britanike, Briken Quni, 42 vjeç, i lindur më 26.04.79, pa adresë fikse në Britani të Madhe, akuzohet për vrasjen e shqiptarit.

Megjithatë ende nuk dihet shkaku. Quni do të dalë para gjykatës më 28 shtator për t’u njohur me masën e sigurisë ndaj tij.

revista.one/