Sarri mban shqiponjën ikonike pas fitores ndaj Romës në derbi (VIDEO)

Sarri mban shqiponjën ikonike pas fitores ndaj Romës në derbi (VIDEO)

September 26, 2021 0

Derbi i kryeqytetit italian është shoqëruar me reagime të ndryshme në prapaskenë, ku përfshiheshin tifozët, lojtarët, por edhe trajnerët.

Lazio e fitoi me rezultat 3-2 derbin e të dielës ndaj Romës, ashtu që nuk mund të mungonte shqiponja ikonike përpara tifozëve të Bianconcelestëve.

Ndërsa Jose Mourinho i mblodhi lojtarët e tij për një fjalim motivues, Maurizio Sarri vrapoi drejt Curva Nord ku u përqafua nga pjesëtarët e stafit të tij.

Dhe përballë tifozëve të pranishëm në Curva Nord, trajneri e mori shqiponjën e famshme, maskotën e klubit, që e ngriti përpara mbështetësve të skuadrës.

Fitorja ndaj Romës ishte e treta për Lazion në këtë fillimsezoni që është ngritur në kuotën e 11 pikëve. 

Kujtojmë se me Lazio luajnë një grup shqiptarësh, ndërsa drejtor i klubit është Igli Tare.

Paraqitja e Elseid Hysajt është vlerësuar me notë kaluese, ndërsa pak minuta pati edhe Vedat Muriqi.

revista.one/