Aurela Hoxha zbulon për herë të parë portretin e bashkëshortit
September 29, 2021Modelja shqiptare, e cila jeton në Spanjë, Aurela Hoxha, gjatë kësaj kohe ka qenë më e rezervuar në jetë private.
Ajo pak javë më parë u bë nënë e një djali të quajtur, Alaron, të cilin po ashtu e ka mbajtur të fshehtë deri pak pas lindjes.
U tha se ajo është duke u marrë me procedurat ligjore të martesës dhe marrjes së rezidencës në Spanjë dhe ka qenë një sugjerim i avokates që mos të publikojë detaje nga jeta e saj private.
Supermodelja nuk publikon shpesh fotografi me të birin, kurse për bashkëshortin, është treguar gjithmonë hermetike, duke nisur që nga emri apo të tjera detaje.
Megjithatë së fundmi, biondja ka shpërndarë një imazh në Instagram, e përqafuar me partnerin, të cilit i ka zbuluar portretin, ndonëse jo plotësisht.
Sido që të jetë, Hoxha po e shijon mjaft shumë periudhën e mëmësisë duke theksuar se është mëse e lumtur për faktin se u bë nënë.
Megjithatë, ajo nuk është tërhequr nga fusha e modelingut, pasi disa javë më parë u shfaq në Festivalin e Filmit në Venecia.
revista.one/