Modelja Sihana Shalaj, hap sfilatën e markës “Yves Saint Laurent”

Modelja Sihana Shalaj, hap sfilatën e markës “Yves Saint Laurent”

September 29, 2021 0

Shtëpia franceze e modës, Yves Saint Laurent, u kthye në pistë për një shfaqje të modës personale nën Kullën Eifel dje (e martë).

Modelet ecën në pasarelë pas muzgut me monumentin shkëlqyes si sfond.

Kjo sfilatë e brendit francez u hap nga një modele kosovare, Sihana Shalaj.

E karakterizuar me sy të mëdhenj e tipare unike, Shalaj më parë kishte sfiluar edhe për markën Prada.

Edhe kësaj radhe, paraqitja e Sihanës ishte e mahnitshme.

Ajo modeloi disa veshje, ndër to një fustan i bardh me të cilin hapi mbrëmjen madhështore dhe një i zi që kishte pjesën e gjoksit të mbuluar vetëm me një rrjetë të zbukuruar me gurë.

Veshjet u kompletuan me syze dielli të zeza e flokët e shkurtër që e karakterizojnë atë, ndërsa pjesëmarrja ishte një hap tjetër i rëndësishëm në karrierën e Sihanës.

revista.one/