Serbia arreston biznesmenin shqiptar Naser Kelmendi
February 20, 2021Është arrestuar në Serbi Naser Kelmendi, i njohur si “bosi i drogës” në Ballkan. Arrestimi i tij, është bërë në qytetin Loznica, shkruajnë mediat e Beogradit.
Ai ndodhet ende në Stacionin policor të Loznicës, ndërsa nuk është bërë ende e ditur arsyeja e arrestimit.
Naser Kelmendi, me origjinë kosovare dhe me nënshtetësi të Bosnje Hercegovinës, biznesmen dhe i përfshirë në politikën e shumë vendeve në rajon, është shpallur “non grata” nga ish presidenti i SHBA, Barack Obama.
Përkrah emrit të liderit të kartelës meksikane të drogës, Hoze Antonio Sota Gastemula, dhe atij të tregtarit afgan, Sajed Vazir Shah, Kelmendi llogaritet si personi më i rrezikshëm në Evropë për interesat amerikane.
Banka Federale e Shteteve të Bashkuara ka kërkuar ngrirjen e të gjitha aseteve të tij në Mal të Zi. Kërkesa është dërguar përmes Interpolit, ndërsa vendimin formal për fillimin e ngrirjes do ta sjellë komisioni i Bashkimit Evropian.