U gjet e pajetë në banesë/ E moshuara ishte nëna e peshëngritësit të njohur, jetonte e vetme
October 1, 2021Nëna e peshëngritësit Piro Dhima, kampion i disa Lojërave Olimpike, është gjendur e vdekur në banesën e saj në Himarë. Ngjarja e rëndë u raportua nga policia të ketë ndodhur ditën e sotme.
Mësohet se e ndjera Lefteri Dhima jetonte e vetme dhe kanë qenë fqinjët, ata të cilët kanë konstatuar trupin e pajetë të saj, pasi u futën në banesë të shqetësuar sepse nuk e kishin parë prej ditësh.
Trupi i të moshuarës është transportuar në morgun e Sarandës, ndërsa janë ende të paqarta shkaqet e vdekjes.
Peshëngritësi i njohur Piro Dhima jeton në Amerikë, ku është drejtor teknik në Federatën e Peshëngritjes Amerikane që prej 2017.
Piro Dhima lindur më 13 tetor 1971 në Himarë ka qenë edhe deputet i PASOK-ut. Ai konsiderohet si një nga sportistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, duke marrë tri herë Medalje ari olimpike, duke përfaqësuar Greqinë.
revista.one/