Vrau arkitektin italian në sy të gruas dhe fëmijës, shqiptari i arrestuar publikonte foto me armë, pushkë dhe lekë: Bëra budallallëk

Vrau arkitektin italian në sy të gruas dhe fëmijës, shqiptari i arrestuar publikonte foto me armë, pushkë dhe lekë: Bëra budallallëk

October 3, 2021 0

30-vjeçari shqiptar, Emirjon Margjini ka pranuar vrasjen e arkitektit italian, Roberto Mottura disa orë pas kryerjes së aktit, duke iu rrëfyer një miku të tij.

“Ishte rrëmujë dhe ne ishim tre veta. Njëri prej nesh qëlloi. Po vidhnim, por erdhi shefi (arkitekti) dhe bëra një gabim dhe e vrava”, citohet t’i ketë thënë ai një të afërmi të vet.

Rrëfimi del nga dosja hetimore e policisë italiane e zbardhur nga gazeta “La Stampa”.

Emirjon Margjini u arrestua së bashku me shokët e tij, Mërgim Lazri dhe Floger Syla, 24 e 26 vjeç.

Në profilet e krijuara në rrjetet sociale, vrasësi shfaqet me foto me armë dhe tatuazhe në faqen e tij në Facebook. Margjini, i quajtur “Mari”, ka postuar foto me pistoleta dhe pushkë, si dhe tatuazhe, mes tyre një shqiponjë dykrenare.

Ngjarja

Ngjarja e cila rezultoi tragjike për familjen italiane që jetonte në Piossasco, të Torinos, është regjistruar më 9 qershor kur Emirjon Marjini, 29 vjeç, Mergim Lazri, 24 vjeç dhe Flaogert Syla, 26 vjeç, hynë në shtëpinë e arkitektit për të vjedhur. Ai ishte në shtëpi me gruan dhe djalit e tij 12-vjeçar, kur zbuluan se dikush kishte hyrë në shtëpinë e tyre. Në përpjekje për të parandaluar grabitjen dhe për të mbrojtur familje ne tij, njeri prej shqiptarëve, Emirjon Marjini i drejtoi armën dhe e qëlloi në bark duke i marrë jetën.

Kush është 29-vjeçari Emirjon Marjini?

Vrasësi i dyshuar, trupi i të cilit është mbuluar me tatuazhe, publikonte shpesh fotografi me armë në Facebook. Nga profili i tij përveç fotove me pushkë nuk mungojnë as ato me lekë mbi trup. Sipas mediave italiane, ai është i martuar me Aleksandrën, me të cilën ka një djalë që tani është pesë vjeç. Siç ka raportuar “La Stampa”, Margjini i besoi historinë një njeriu të afërt, të cilit i tregoi edhe për vrasjen që kreu.

“Një rrëmujë ndodhi, ne ishim tre, e qëllova bëra budallallëk, e vrava”, i tha ai.

Të tre shqiptarët e arrestuar në lidhje me këtë ngjarje rezultojë pa dokumentacion të rregullt ndërsa njërit prej tyre i ishte plotësuar edhe dekreti i dëbimit.

Lidhur me ngjarje e rëndë nga e cila kanë kaluar vetëm pak muaj, ka folur për mediat italiane i prekur vëllai i viktimës. Ai kërkoi që tre përgjegjësit për vrasjen e vëllait të tij të kalben në burg, sepse kjo është ajo që meritojnë.

revista.one/