Paloma e pëson keq nga kapriçot, publiku “e nxjerr” nga shtëpia e BB VIP
October 5, 2021Gazetarja e njohur Paloma është bërë pjesë e një rrengu nga Vëllai i Madh pasi është konsideruar si banorja më kapriçoze.
Ajo është cilësuar si më kapricozja për shkak të luhatjeve që ka pasur për t’u bërë pjesë e reality show. Një ndër kërkesave të saj është që të stërvisë vithet pasi i ka vënë qëllim vetes që të jetë në super formë verës që vjen
“Jam Rudina ose Paloma, kam një karakter të fortë. I qëndroj besnike qëllimit tim. Sfida ime më e madhe është të qëndroj larg vajzës, jemi mësuar të rrimë bashkë dhe kjo është… Big Brother, të lutem, jam e apasionuar pas palestrës dhe rolin e personal trainer e dua ta kem aty, tre herë në javë, të stërvis vithet se i kam vënë detyrë vetes të jem super në formë verës që vjen”, tha Paloma.
“Big Brother” ka vendosur t’i bëjë një rreng Palomës pasi ka qenë banorja më kapricoze gjatë periudhës së casting.
Sapo hapi derën, Paloma tha: “Ua o ma, nuk futem… çfarë janë këto? Po kjo që më sheh me bisht syri mua? Është gjëja më e tmerrshme e jetës time, jo vetëm pulat po çdo kafshë e jetës time. Nuk hyj brenda se kam frikë.”
Ndër të tjera, vendimi i Big Brother ishte: “Duke pasur parasysh luhatjet e vazhdueshme gjatë casting të konkurrentes vip, hyrjen e saj brenda shtëpisë, sonte do të duhet ta vendosë publiku”.
Paloma zgjodhi që në televotim të marrë Donaldin për një televotim. “Duke qenë se Vëllai i Madh më ka ndëshkuar, më kanë hapur një televotim që do rri apo jo dhe më thanë që të zgjidhja një nga banorët dhe unë të zgjodha ty që të dalim në televotim… Njëri nga ne do të largohet nga shtëpia e Big Brother”, i tha Paloma-Donaldit.
Por e gjitha kjo është një shaka dhe në të vërtetë nuk ka asnjë televotim për Palomën dhe Donaldin.
Ajo mendonte se u vu përballë një votimi teksa po qëndronte në dhomën e dënimeve.
Ajo duhet të zgjidhte një konkurrent me të cilin do të shkonte në votim dhe mori aktorin e humorit, Donaldin. “Vëllai i Madh” zgjodhi që ta conte shakanë për Palomën deri në fund dhe e ftoi në studio si të eliminuarën e parë nga publiku.
Sapo hyri në studio, moderatorja Arbana i kërkoi që të mbante distancë. “Stop, stop, stop, distancë”, tha Arbana.
Ndërsa Paloma tha fjalët e saj falenderuese duke thënë: “Do të doja të jetoja njëherë pa menduar shumë. Kur është e shkruar, s’mund të kërkoj më shumë. Jam e lumtur dhe për këtë ftesë derisa mora vendimin që nga vajza, familja pasi babai nuk kishte pranuar të isha pjesë e BBV. Ndonëse në fund mora vesh që kmë kishte dhënë të gjitha bekimet. E vlerësoj publikun.”
Por Arbana zgjodhi t’i tregonte të vërtetën dhe Paloma nuk e fshehu për asnjë moment lumturinë se do të kthehej në shtëpinë më të famshme në Shqipëri./TCH