Njihuni me dy gazetarët që morën Çmimin Nobel të Paqes!
October 8, 2021Çmimi Nobel për Paqen për vitin 2021 iu dha dy gazetarëve dhe aktivistëve të fjalës së lirë, Maria Ressa nga Filipinet dhe Dmitry Muratov nga Rusia.
Kryetari i komitetit, Berit Reiss-Andersen, u shpreh se këto dy çmime jepen për “përpjekjet e gazetarëve për të mbrojtur lirinë e shprehjes, e cila është një parakusht për demokracinë dhe paqen e qëndrueshme”, siç tha ai.
Për t’i njohur me publikun dy gazetarët që fituan çmimet, ju tregojmë background-in e Muratov dhe Ressa:
Dmitry Muratov është një gazetar rus, njëkohësisht kryeredaktor i gazetës “Novaya Gazeta”, e përshkruar nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve si “e vetmja gazetë vërtetë kritike me ndikim kombëtar në Rusi ditët e sotme”.
Në vitin 2007, Muratov fitoi një Çmim Ndërkombëtar të Lirisë së Shtypit, për guximin e tij në mbrojtjen e lirisë së shtypit përballë sulmeve, kërcënimeve dhe burgimit.
Gjithashtu, Maria Ressa është një gazetare dhe autore filipino-amerikane, bashkëthemeluese dhe CEO e Rappler. Ressa. Ajo ka kaluar dy dekada si reportere investigative në Azinë Juglindore për CNN.
Në vitin 2020, gazetarja u dënua për shpifje sipas një ligji të diskutueshëm të Filipineve kundër krimit në internet, veprim i cili dënohet gjerësisht nga grupet e të drejtave dhe gazetarët si një sulm ndaj lirisë së shtypit.
revista.one/