Donaldi-Beniada-Arditi, krijohet një trekëndësh dashurie në “Big Brother VIP”
October 9, 2021Nisin të shfaqen aleancat dhe çiftet në BB VIP. Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme u diskutua dhe rreth një trekëndëshi të mundshëm dashurie që përfshinte emrat e Arditit, Beniadës dhe Donaldit.
Beniada ka krijuar afrimitet me të dy konkurrentët, gjë që ka nxitur dyshime tek fansat e këtij “reality show”.
Arditi tha se është ende herët për të folur për gjëra të mëdha dhe po ashtu shtoi se Beniada është e vetmja nga konkurrentet me të cilën mund të krijonte diçka përtej miqësisë.
“Me Ardin kam gjetur një djalë shumë të thjeshtë me një karakter afërsisht si i imi dhe kemi shkuar shumë shpejt dakord por edhe me Kledin u kënaqëm këto ditë, avash avash po njohim të tjerët.”
“Donaldi është shumë interesant, më pëlqen shumë. Është një djalë pa filtër, është shumë i lezetshëm për tu njohur”.
Nga ana tjetër, Donaldi ka treguar se nuk i ka parë gjërat ashtu, por shtoi se nuk ka asgjë më shumë se aq.
“E pashë klipin, se kuptova pse i kishit vënë atë muzikë se mu duk vetja si në dasmë. E kuptoj por nga situata që kemi qenë duke bluar kafenë, ato veprime mund të kenë qenë të nevojshme. Unë nuk i kam parë gjërat ashtu por prap Beniada është gocë e mirë, që ke qejf të bësh muhabet. Por kaq. Ajo muzika e lehtë nga mbrapa nuk është, shiheni si diçka normale. Të gjithë janë ndihmuar duke pirë cigare dhe ujë.”
revista.one/