Shisnin kokainë e kanabis arrestohen dy shpërndarës picash, nën hetim bashkëjetuesja e njërit prej tyre
October 9, 2021Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Tiranë, të akuzuar për shpërndarje droge, ndërsa kanë nisur hetimet edhe ndaj një gruaje. Në pranga kanë rënë Erlis Puci, 21 vjeç dhe Laugjent Nuredini, 24 vjeç dhe u procedua bashkëjetuesja e këtij të fundit, Xh. Ç, 23 vjeçe.
24-vjeçari kishte në administrim një piceri në rrugën “Ali Shefqeti” në Shkozë, të cilën e shfrytëzonte për fshehjen e lëndës narkotike, kanabis e kokainë. Më droga ndahej në doza dhe shitej nga 21-vjeçari i cili e shpërndante duke u kamufluar si shpërndarës picash. Ndërkohë 23-vjeçarja fshihte lëndën narkotike.
Në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kokainë, kanabis dhe një peshore elektronike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.
Kujtojmë se e njëjta skemë e shpërndarjes së drogës është përdorur më parë edhe grupi i Gentian Kores, Taulant Çokut, Altin Gegës dhe Erjon Prengaj në zonën e “Varrit të Bamit”, që u arrestuan në korrik 2021.
revista.one/