Rita Ora i ka mësuar shqip të dashurit – ky i fundit e thërret “zog”

Rita Ora i ka mësuar shqip të dashurit – ky i fundit e thërret “zog”

October 9, 2021 0

I dashuri i Rita Orës ka shpërndarë me fansat e tij në rrjetin social Instagram një video, ku shfaqet një përmbledhje nga koncerti i fundit i Ritës i mbajtur në Kullën Eiffel.

Por e veçanta është se ai ka shkruar në mbishkrimin e saj fjalën “Zog” në gjuhën shqipe, e që duket të jetë termi përkëdhelëz me të cilin i referohet artistes shqiptare.

”Jepi Zog”, ka shkruar Taika Waititi, duke i uruar Ritës suksese në këtë koncert.

Rita dhe regjisori me prejardhje nga Zelanda e Re filluan të takoheshin në fillim të këtij viti, kur Rita ndodhej në Australi për formatin “The Voice” atje.

revista.one