Ambasadori i Britanisë vishet si James Bond, premiera bën bashkë artistët dhe politikanët në Tiranë

Ambasadori i Britanisë vishet si James Bond, premiera bën bashkë artistët dhe politikanët në Tiranë

October 10, 2021 0

Filmi i fundit i James Bond ‘No time to die’ përkthyer në shqip “Nuk ka kohë për të vdekur” mbrëmjen e djeshme është shfaqur në kinema Millenium.

Kjo premierë ka bërë bashkë politikanë, artistë dhe gazetarë të cilët me kuriozitetin më të madh ndoqën këtë premierë, ndoshta e fundit e sagës së agjentit 007.

I pranishëm ishte edhe ambasadori anglez Alastair King-Smith i cili priti në hyrje Vip-at.

Të famshmit tanë që spikatën në tapetin e kuq ishin Bora Zemani, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj, Elvana Gjata, Eneda Tarifa, Lei Kraja, Bes Kallaku, Inva Mula dhe shumë figura të tjera të njohura.

Ndërsa, në mesin e politikanëve u veçuan Elva Margariti, ambasadorja Yuri Kim dhe shumë personazhe të tjerë.

revista.one/