“Jam kundër hyrjes aty”, vëllai i Toles refuzon t’i flasë motrës, komunikon me stafin e Për’puthen
October 10, 2021Vëllai i Toles telefonon në Për’puthen dhe shprehet se nuk e përkrah hyrjen e saj në emision.
Po ashtu, ai nuk ka pranuar që të flasë me të motrën.
“Mundoheni për mirë, por janë disa gjëra që unë i zgjidh vetë në mënyrë private. Jam kundër hyrjes aty, ndoshta më vonë do qetësohem, por momentalisht nuk jam i qetë. Kështu jam rritur unë, ju mund t’ju duket diçka si e pavend, por unë e shoh në mënyrë tjetër”, tha ai në telefon.
Ndërsa më pas konkurrentja tha mes lotësh:
“Më kishte marrë malli t’i dëgjoj zërin. Jemi një familja patriarkale që jemi rritur me disa rregulla dhe kjo është një gjë shumë e madhe për ne”.
“Unë akoma nuk kam komunikim me vëllain, kam shumë kohë pa e parë, e kam edhe larg. Kur Arjani e përmendi nuk po duroja dot më. Akoma nuk po duroj dot më”, tha Ada.
revista.one/