(VIDEO) Atentati te ‘Komuna e Parisit’, 22 vjeçari qëllohet brenda makinës
October 13, 2021Ky është Redi Balla, 22 vjeçari i plagosur mbrëmë te Komuna e Parisit.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:35, tek lulishtja në rrethrrotullimin e Komunës së Parisit.
Policia njofton se i plagosur ka mbetur 22 vjeçari Redi Balla, i cili është qëlluar teksa ishte brenda mjetit të tij të parkuar, teksa bëhet me dije se ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Efektivët kanë bërë rrethimin e zonës dhe po vijojnë kontrollin e saj për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.
“Rreth orës 22:35, tek lulishtja në rrethrrotullimin e Komunës së Parisit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri brenda mjetit të tij të parkuar shtetasi R.B, 22 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe po vijojnë kontrollin e saj për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentin e plotë të saj”, njofton policia.
Dëshmia
“Parkova makinën dhe po merresha me celularin. Dikush mu afrua dhe më qëlloi. Nuk e di kush më ka qëlluar, nuk e pash autorin mbulova kokën me duar për t’u mbrojtur” mësohet të ketë thënë 22-vjeçari për uniformat blu.
Redi Balla, mbrëmjen e djeshme iu bë atentat tek Komuna e Parisit, i riu u qëllua më armë zjarri në këmbë, ndërsa mbrëm gjatë orëve të vona i është nënshtruar dhe një operacioni kirurgjikal për të nxjerrë plumbat.
Ndërkohë rezulton se ai është person problematik, i hetuar disa herë për sherre, por nuk dihet ende nëse atentati i mbrëmshëm ka lidhje me konflikte të mëparshme ku mund të ketë qenë përfshirë i riu.
Balla nuk është banor i Komunës së Parisit, ndërsa u qëllua vetëm pak minuta pasi kishte dalë nga një kafene, ai mori makinën për t’u nisur në shtëpi.
revista.one/