Rrëfimi tronditës i Arjolës: Pas divorcit, abortova binjakët, tentova vetëvrasjen…

Rrëfimi tronditës i Arjolës: Pas divorcit, abortova binjakët, tentova vetëvrasjen…

October 14, 2021 0

Dje në Big Brother, Arjola Demiri në një bisedë me Monika Lubonjën i ka treguar aktores se ka vuajtur nga depresioni si pasojë e divorcit me bashkëshortin.

’As nuk jam mjekuar, asgjë. Pata një 4-vjeçar të tmerrshëm. Të kthehesha në Tropojë ishte …u mbylla! Nuk ngrihesha dot nga shtrati.
Ndodhi një dhunë fizike dhe aty nuk durova dot më gjatë. Më tha s’ke ku shkon, nuk të merr më njeri me 3 fëmijë. Kam kaluar krizë identiteti, e doja atë më shumë se veten’’,- tha Arjola.

Si pasojë e kësaj gjëndje aktorja tregoi se, ka dashur edhe të heqë dorë nga jeta.

Më tej ajo tregoi se njëkohësisht me këtë periudhë të vështrë ishte edhe shtatëzanë me binjakë, të cilët si rrjedhojë e situatës vendosi që t’i abortonte.

‘’Shkova tek mjekja dhe i thash që s’mund t’i lind këta fëmijë dhe të lutem mi hiq. Gënjeva dhe thash se babai i tyre ishte dakort por për shkak të një udhëtimi pune nuk ishte prezent’’,- rrëfeu ajo.

Arjola shtoi se kjo periudhë nuk zgjati pak, edhe gjatë shtatëzanisë së saj të katërt aktorja pranoi se ka konsumuar pafund alkool dhe cigare derisa edhe njëherë ka tentuar të vrasë veten nëpërmjet mbidozës në ilaçe.

Më herët Arjola ka treguar se ish-bashkëshorti i saj e ka tradhëtuar, veprim të cilin ajo u përpoq ta falë për 6 vite.

“Nuk mund ta besoja që personi që po më lutej mua të mos e tradhëtoja, më tradhëton vetë. Në fillim mendova se ishte mërzitur për faktin se fëmija i parë na doli vajzë dhe për këtë arsye tentova edhe dy shtatzënitë e tjera. Por ishte e kotë’’, u shpreh ajo.

“I shijonte jeta që kishte jashtë, se sa ajo brenda shtëpisë. Por, jam e bindur se nuk do të gjejë asnjëherë atë sinqeritet. E doja më shume se fëmijët, prindërit e mi, ishte qendra e universit, ishte adhurim për mua. E dorëzova veten time komplet te ai”, shtoi Arjola.

Ky edicion i ‘’Big Brother Vip’’ më shumë se gjithçka tjetër ka shëbyer për të treguar anët njerëzore dhe përditshmërinë e shumë personazheve që publiku është mësuar t’i ndjekë vetëm nën filtrin e spektaklit dhe ekranit.

revista.one/