Mikela dhe Bashkimi luajnë ‘La Casa de Papel’, ja çfarë u ndodh

Mikela dhe Bashkimi luajnë ‘La Casa de Papel’, ja çfarë u ndodh

October 18, 2021 0

Mikela dhe Bashkimi kanë shkëmbyer një puthje në buzë gjatë takimit të tyre, por të dy i kishin fytyrat e fshehura nën maskë.

Ata ishin veshur si personazhet e serialit të famshëm “La Casa de Papel” dhe Mikela e krahasoi veten me Tokion. Ndërsa Bashkimi iu përgjigj: “Cfarë rastësie, mua më shkon Rio si rol…”

“E di si përfundojnë ata?” – pyeti Bashkimi ndërkohë i rrëmbeu puthjen në buzë.

Në pjesën tjetër të takimit, Bashkimi ishte tepër i afërt me Mikelën. Mes tyre nuk munguan edhe prekjet dhe puthjet.

Bashkimi ka treguar se ka tërheqje fizike për Mikelën dhe ia ka bërë të qartë se çfarë pret nga femra që do të ketë në krah.

“Më pëlqejnë vajzat që janë me këmbë në tokë, dhe selektive”, i tha Bashkimi duke i dhënë mesazh të qartë.

Ndërsa më pas, Mikela e pyeti nëse do e bëjë ai që të jetë selektive dhe Bashkimi iu përgjigj “po”.

revista.one/