Albana Bajraktari merr çmimin e parë në ‘Golden Star Kids International’, 14-vjeçarja triumfon në Turqi

Albana Bajraktari merr çmimin e parë në ‘Golden Star Kids International’, 14-vjeçarja triumfon në Turqi

October 21, 2021 0

Nxënësja e Liceut Artistik ‘Jordan Misja’ ka fituar çmimin e parë në “Golden Star Kids International”. Ajo është 14-vjeçarja Albana Bajraktari. Edicioni i katërt i këtij kompeticioni u mbajt në Turqi. Aty merrnin pjesë mbi 30 konkurrentë nga disa shtete të botës.

Me një zë brilant dhe një performancë të shkëlqyer Albana Bajraktari ia doli të renditet e para mes 30 konkurrentëve në edicionin e katërt të Golden Star Kids International, të mbajtur këtë tetor në Turqi.

Vajza nga Shqipëria mori çmimin e parë për kanto teksa u vlerësua pozitivisht edhe në gjini të tjera.

Ajo tregon vështirësitë e një garë ku pjesë ishin talente nga shumë shtete të botës.

“Jam akoma e shokuar se nuk e prisja gjithë këtë skenë. Kam punuar jashtë mase shumë me këngën, për ta paraqitur Shqipërinë ashtu siç doja.Ndihem jashtë mase e nderuar që më ka rënë mua shansi, t’ja dhuroj Shqipërisë për herë të parë këtë titull”, tha 14-vjeçarja.

Muzika dhe veçanërisht kanto është pjesë e pandarë e jetës së saj.

“Unë nuk jetoj dot pa kanto, është pasioni im, e ardhmja ime, ajo me çfarë jetoj unë”, u shpreh Bajraktari. Çmimi që mori Albana është ‘Best Talent World Grand Prix Supreme 2021’ dhe kjo është hera e parë që vjen në Shqipëri. revista.one/