Vendimi i papritur, Arditi kthehet sërish në shtëpinë e Big Brother
October 23, 2021Spektakli i kësaj të premteje do duhej që përveç emocioneve, debateve, përballjeve dhe surprizave edhe të eleminonte njërin prej banorëve.
Katër ishin të eleminuarit e kësaj jave, të cilët janë votuar nga publiku nëse duhet të qëndrojnë apo të lënë shtëpinë e ‘’Big Brother Vip’’.
Paloma, Kledi, Semi dhe Arditi ishin të nominuarit e kësaj jave.
Ethet e garës sa vijnë edhe rriten dhe i eleminuari i dytë për këtë edicion është Arditi.
”Vëllai i Madh” ka vendosur që ndryshe nga çdo vit më parë t’i japë mundësinë disa prej banorëve për tu rikthyer në lojë në rast eleminimi.
Fati e deshi që Arditi të ishte përfituesi i kësaj mundësie.
Ai rikthehet për të vijuar normalisht lojën.
revista.one/