“35 mijë euro kush vret Albin Kurtin”/ Kërcënohet kryeministri, Njësitë Speciale rrethojnë shtëpinë e tij
October 27, 2021Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë mesazhe kërcënuese që kanë vënë në lëvizje Njësitë Speciale.
Në shtëpinë e Kurtit janë vënë re forca të shtuara të efektivëve, ndërsa nuk dihet nëse janë identifikuar autorët e kërcënimit dhe nëse po merren masa për ndalimin e tij/ tyre.
Lajmi është konfirmuar për mediet kosovare nga zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu. “Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë”, tha ai.
Ai shtoi tutje se institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre.b
“Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”, tha Kryeziu.
Kërcënimi është bërë nëpërmjet rrjeteve sociale nga një person me profil të rremë.
Dyshohet se kërcënimi është bërë nëpërmjet rrjeteve sociale nga një person me profil të rrejshëm me emrin “Marki Mario”.
Ai ka ofruar shpërblim prej 35 mijë euro për personin i cili vret kryeministrin Albin Kurti.
“35.000 euro shpërblim kush e vret Albin Kurtin, këtë mashtrues dhe zhvatës të shtetit, këtë mastrapaz dhe ordiner, këtë të poshtër dhe t’paftyrë, këte hajn dhe kriminel”, ka shkruar ai në një grup në Facebook. Po ashtu ka listuar edhe produktet e fundit që i janë rritur çmimet, duke e publikuar në “ShesBlej Gjithçka”.
revista.one/