Arditi i bëri surprizë takimin me Marinën, por djali 11 vjeç e fshin puthjen e saj…
March 21, 2021Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan, ishte i ftuar ditën e sotme babai i një djali me sindromën down. I ati rrëfeu historinë e të birit dhe ndër të tjera u shpreh se Vilsoni, 11 vjeç e pëlqen shumë moderatoren e emisionit të humorit “Klanifornia” dhe për këtë arsye Arditi ia bëri surprizë Vilsonit praninë e bukuroshes së ekranit.
Në momentin që Vilsoni pa Marinën, djali vrapoi për ta përqafuar. Moderatorja e e puthi në faqe, duke i lënë një shenjë me buzëkuq, por 11-vjeçari kërkoi që t’ja fshijë sepse në të kundërt do t’i bëhet xheloze e dashura.
Marina Vjollca: Të ta fshi apo do e mbash kujtim?
Vilsoni: Jo.
Ardit Gjebrea: Mos mo ta kishe mbajtur kujtim.
Vilsoni: Jo, jo.
Ardit Gjebrea: Pse ta shikon ndonjë dhe bëhet xheloze?
Vilsoni: Po.