Nxori fotot e Teas me Beartin, Shqipja: ”I njoh ata që më kërcënuan”
March 21, 2021E ftuar në rubrikën “Trotuar”, Shqipe Hysenaj, ish-konkurrentja e “Për’puthen” ka deklaruar se është kërcënuar. Kjo ndodhi pasi publikoi fotot e Teas dhe Beartit.
“Kam marrë lloj lloj kërcënimesh, në rrjetet sociale dhe telefon pasi zbulova teatrin Tea-Beart. I njoh këta persona, por nuk intimidohem dhe s’më bën përshtypje fare. Këta njerëz nuk e dinë se kë kam unë mbrapa.”, u shpreh Shqipja.
Para disa kohësh, Shqipja publikoi disa foto për të vërtetuar lidhjen e Teas me ish-konkurrentin e “Për’puthen” Beartin. Ajo postoi disa mesazhe të ndjekësve të saj, të cilët shpreheshin se këto ditë kishin parë Tean dhe Beartin bashkë në Bogë. Madje Shqipja publikoi dhe një foto, në të cilën shprehej se ishin ata të dy bashkë të kapur për dore. Për më tepër ajo ngriti akuza se Andi, që doli nga emisioni me Tean, në të vërtetë është në një lidhje me Melisën.
Nuk vonoi shumë dhe fjalët që tha Shqipja për një lidhje të mundshme mes Teas dhe Beartit rezultuan të vërteta. Fotot e çiftit duke u puthur bënë xhiron e rrjetit.