Ekzekutohet ish-polici në Laç, në 2020-n i kishin bërë atentat edhe të birit (VIDEO)

Ekzekutohet ish-polici në Laç, në 2020-n i kishin bërë atentat edhe të birit (VIDEO)

November 1, 2021 0

Sot në mëngjes Laçi u trondit nga vrasja e ish-policit Xhelal Reçi, 60 vjeç, në afërsi të një banke.

Viktima është Xhelal Reçi, 60 vjeç, ish-polic, i cili raportohet se është ekzekutuar pranë bizneseve të tij.

Reçi zotëron një butik dhe një bar kafe në Laç. Por ky nuk është atentati i parë që bëhet ndaj familjes Reçi.

Në shtator të 2020, djali i Xhelalit, Besniku, i shpëtoi një atentati të mirëorganizuar.

Policia njoftonte për rastin e atentatit në 2020 se “në lagjen ‘’Xhenjo’’Lezhë, në rrugën Lezhë-Shëngjin, dy persona të paidentifikuar, të cilët lëviznin me një motorçikletë dhe skafanda në kokë, kanë qëlluar më armë zjarri pistoletë 3 herë, në drejtim të automjetit tip Mercedes Benz C Class me ngjyrë gri me targa AA 811 AB, me të cilin po lëvizte shtetasi Besnik Xhelal Reçi, i datëlindjes 31.08.1985, banues në Gjorme Kurbin, sëbashku me familjen e tij, bashkëshorten dhe 2 djemtë e mitur.

Në cilesinë e provës materiale u bllokua një gëzhojë me përmasa 9x19mm dhe një kapsollë detonatore e pagropëzuar si dhe një fishek i pagropëzar“.

Ndërkohë policia njofton se pas vrasjes është rrethuar zona, si dhe janë ngritur pika kontrolli, ndërsa njofton se në Milot, Kurbin është gjetur i djegur një automjet i cili dyshohet se është i autorëve.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Dyshohet se tre persona kanë marrë pjesë për të ekzekutuar 60-vjeçarin. Burime për media bëjnë me dije se dy persona e kanë qëlluar me armë Reçin duke e lënë të vdekur, ndërsa një i tretë qëndronte në automjet për të pritur bashkëpunëtorët dhe për t’i larguar ata nga vendi i ngjarjes. Dyshohet për vrasës profesionistë.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë, çfarë lë të kuptohet se autorët janë munduar që të fshehin çdo gjurmë të tyre.

Nuk dihet ende se atentati i sotëm ka të bëjë me atë që ndodhi një vit më parë. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

revista.one/