Mbërrijnë 10,000 doza vaksine “SPUTNIK” në Rinas, dhuratë e shehikut
March 22, 2021Mbërrijnë në Aeroportin e Rinasit 10,000 doza të vaksinës ruse “Sputnik” kundër koronavirusit.
Shqipëria duket se ka pranuar përdorimin e vaksinës ruse, ndonëse jo drejtpërdrejt me marrëveshje përmes dy shteteve.
Sipas informacioneve nga Kryeministria, sasia e vaksinave anti-Covid i janë bërë dhuratë Shqipërisë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed.
“Aeroporti Nënë Tereza – Mbërrijnë 10.000 vaksina Sputnik, dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, miku i çmuar Muhammed Bin Zayed
Së shpejti shuma të konsiderueshme vaksinash të tjera do të pasojnë, duke na krijuar mundësinë të rrisim fuqishëm numrat e vaksinimeve ditore, për të dalë së shpejti nga tuneli i gjatë i kësaj lufte të egër”, shkruan kryeministri Edi Rama.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk do të pranojë vaksina ruse dhe kineze, për sa kohë ato nuk aprovohen për përdorim nga SHBA apo BE. /revista.one/