E kishte të afërme, kush është 53-vjeçari që përdhunoi minorenen në Gjirokastër. Vajza në gjendje të rëndë
November 4, 2021Detaje tronditëse zbulohen për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Gjirokastër, ku një 16-vjeçare është përdhunuar nga një 53-vjeçar, tashmë i arrestuar nga policia.
autori Kabuli Hunda kishte lidhje gjaku me minorenen, e cila vjen nga një familje e varfër dhe prindërit i kishte me aftësi të kufizuara.
Babai i vajzës e kishte dajë 53-vjeçarin, ndërsa si autori ashtu dhe familja e viktimës jetonin në një lagje. Abuzuesi më parë kishte jetuar në Greqi, ndërsa gruaja i kishte vdekur. 53-vjeçari është baba i një vajze të rritur, mbi 20 vjeç.
16-vjeçarja kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe ka përfunduar në spitalin e Gjirokastrës në gjendje të rëndë shëndetësore, duke u shtruar menjëherë në reanimacion me hemorragji të rëndë dhe me hemoglobinë 1.
Mjekët kanë menduar menjëherë se vajza mund të ishte prekur nga leucemia, më pas kanë diskutuar për një abort spontan. Vajza po i nënshtrohet ekzaminimeve teksa ndodhet ende në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.
revista.one/