“Mos më përdor për lojë”, Fifi dhe Graniti flasin pas letrës nga e dashura e tij
November 7, 2021Në spektaklin e së premtes (5 nëntor), ish-futbollisti Granit Cana është befasuar nga ish-partnerja e tij.
Ajo i ka dërguar një letër në të cilën shkruhej shumëçka në lidhje me raportin e tyre e madje i theksoi që të mos e përdorë për lojë.
Në diskutimin e ditës së sotme mes Granitit e Fifit u përfol edhe letra veçanërisht fjalia ‘Mos më përdor për lojë’.
“Ajo vajza te ajo letra e ka shkruar një fjali ‘Mos më përdor për lojë’”, ka nisur bisedën këngëtarja nga Ferizaj teksa Graniti në anën tjetër shtoi se nuk mund t’i bind banorët për personin që jam nëse ajo nuk vjen në program.
“Kurrë kurrë në jetë nuk e kisha bërë një gjë të tillë. Ajo për mua është një gjë shumë e madhe. Ajo më njeh siç më njohin këtu. Pa ardh ajo me i bind nuk mundem të tregoj, t’i bind”, u shpreh Cana.
Graniti ka folur disa herë për ish-të dashurën me të cilën tha se ka bashkëjetuar për një kohë të gjatë.