Aksidenti me dy të vdekur tek “21-shi”, njëri ishte polic i Operacionales, natën punonte si taksist, baba i dy fëmijëve
November 11, 2021Luan Cenollari dhe Ali Bejo mbetën të vdekur në orët e para të mëngjesit në Tiranë, si pasojë e një aksidenti tragjik në zonën e “21 Dhjetorit”. Mjeti me të cilin ata udhëtonin sapo ishte futur në kryqëzim, kur drejt tyre shkoi me shpejtësi dhe me semafor të kuq mjeti tjetër i drejtuar nga Emirjan Doko. Ky i fundit ishte i dehur dhe aktualisht ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Mësohet se një prej viktimave, shoferi Luan Cenollari ishte punonjës i Forcës Operacionale në Policinë e Burgjeve. Sindikata e Policisë së Burgjeve njofton se Luan Cenollari veç shërbimit në burgje, natën punonte si taksist për të çuar më shumë të ardhura në shtëpi. Ai ishte baba i dy fëmijë që tashmë kanë mbetur jetimë.
“Pagat e uleta ne polici, mospagesa e oreve shtese dhe punen ne ditet e pushimit javor, detyrojne koleget tane qe te kryejne nje pune te dyte pas sherbimit ose te vetelargohen nga sherbimi per shkak te diskriminimit ne page e kushte pune!
Vetem pergjate vitit 2021, deri ne Tetor, jane vetelarguar nga Policia e Burgjeve mbi 220 punonjes dhe ky trend po vazhdon ne gjithe sistemin”, thuhet në njoftimin e Sindikatls së Policisë, ndër të tjera. Luan Cenollarin theksohet se kishte 20 vite karrierë në shërbim.
revista.one/