E dashura gjermane anulon takimin pasi pa Kledin të shprehë simpatinë për Beatrix, ja vendimi i tij

E dashura gjermane anulon takimin pasi pa Kledin të shprehë simpatinë për Beatrix, ja vendimi i tij

November 13, 2021 0

Kledi, i bëri “lëmsh” të gjithë mbrëmjen e djeshme teksa fliste për lidhjen që ka jashtë shtëpisë dhe njëkohësisht simpatinë për Beatrix. Mesa duket, pas diskutimeve dje ai ka vendosur që kur të dalë nga shtëpia të marrë një hapë të rëndësishëm për lidhjen me partneren gjermane.

Teksa po bisedonin në dhomën e gjumit, Kledi i ka thënë Semit se qëndrimin në shtëpi do ta shfrytëzojë edhe si një moment reflektimi për personat dhe rrethanat që e presin jashtë.

“Koha do ta tregojë, kjo periudha këtu do më shërbejë të mendoj dhe sapo të dal do të bëj hapin që ka kohë nuk e kam ndërmarrë. Thjesht duhet të ruaj qetësinë dhe të mos marr vendime të nxituara, si nga ana ime dhe nga ana tjetër’’, tha ai.

Kujtojmë se, partnerja e Kledit kishte vendosur që t’i bënte atij një surprizë mbrëmjen e djeshme, por pasi ishte njohur me disa nga deklaratat e tij brenda BBV gjatë javës së fundit, kishte anuluar çdo plan. Konfuziteti i Kledit bëri që ajo të shkëpuste lidhjen me produksionin. revista.one/