“Jam me ty në të mirë e në të keq”, vjen mbështetja romantike e Granitit për Fifin
November 25, 2021Shumë personazhe të njohur kanë dalë në mbështetje të Fifit pas incidentit të së martës, ku asaj i ra të fikët gjatë spektaklit të Big Brother Vip.
Nuk ka munguar edhe reagimi i Granitit, i cili me Fifin ka pasur një marrëdhënie shpesh të luhatur në shtëpinë e BB Vip. Ata fillimisht u dukën shumë të afërt, por Graniti deklaroi se e sheh vetëm si motër. Për situatën e nodhur të martën ai ka reaguar me një postim në Instastory, kur shkruan se do jetë me Fifin deri në frymën e fundit.
“Ta kam dhënë fjalën, deri në frymën e fundit jam me ty, në të mirë e në të keq. Shoku i mirë, në ditë të vështirë”, shkruan Graniti.