Sot ditëlindja e 31-të, nëna e Rita Orës tregon një video të rrallë nga fëmijëria
November 26, 2021Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, feston ditëlindjen e saj të 31-të më 26 nëntor.
Vetëm pak orë para se kjo datë të prekte, artistja e famshme mori një urim nga nëna e saj, Vera Sahatçiu – Ora.
Kjo e fundit publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram një video të kahmotshme, të realizuar në fëmijërinë e këngëtares.
Në video mund të shihet se si nënë e bijë vallëzojnë të lumtura së bashku, gjersa vërehet qartë karakteri energjik i Ritës.
Rita e feston 31-vjetorin e lindjes me një karrierë të suksesshme ndërkombëtare në muzikë, film dhe modeling. revista.one/