Testohen policët e Vlorës, 1 në 10 del “përdorues droge”, rezultate alarmuese edhe në Tiranë, Shkodër e Elbasan, nis hetimi

Testohen policët e Vlorës, 1 në 10 del “përdorues droge”, rezultate alarmuese edhe në Tiranë, Shkodër e Elbasan, nis hetimi

December 8, 2021 0

Gjashtë efektivë të Policisë së Vlorës kanë dalë pozitivë në testin e drogës që u ëhstë bërë, bazuar në urdhrin ekryepolicit Gledis Nano, shkruan neësbomb.al. Prej një jave testimi ka nisur në drejtoritë kryesore në disa qarqe të vendit.

Në total testit të drogës në Policinë e Vlorës i janë nënshtruar 115 efektivë, 6 kanë dalë përdorues. Numri i efektivëve që kanë rezultuar pozitivë në rang qarku në Vlorë mësohet se ka shkuar në 15.

Mësohet se pas këtyre rezultateve, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka nisur hetim disiplinor për efektivët që sipas testit kanë dalë përdorues droge. Nuk dihet nëse ata i kanë pranuar këto rezultate, apo do t’i kundërshtojnë ato siç ka bërë një pjesë tjetër.

Në Tiranë 11 efektivët e parë që dolën përdorues droge, i janë nësnhtruar një analize të dytë dhe dje kanë dalë negativë. Pra, që nuk janë përdorues droge. Nuk dihet se çfarë vendimi do të marrë Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, pas këtyre rezultateve kontradiktore.

Ndërkohë, 80 oficerë policie kanë bërë testin anti-drogë në Shkodër. Burimet tregojnë se 12 kanë rezultuar konsumues.

2 punonjëse policie të patrullës së përgjithshme në Elbasan, të moshës 25 vjeçare, kanë rezultuar përdoruese të drogës teksa i janë nënshtruar testit të drogës.

Punonjësit e policisë së shtetit po i nënshtrohen testit të drogës javët e fundit pas urdhrit të firmosur nga Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano. Në urdhrin për testin e drogës përcaktohet se çdo efektiv do t’i nënshtrohej 2 analizave të gjakut dhe urinës me qëllim kryqëzimin e rezultateve për shmangien e ndonjë gabimi apo pasaktësie.

Kjo mënyrë e të kryerit të testin është pasi analiza e urinës vërteton praninë e substancave narkotike për një periudhë 5 ditore, ndërsa e gjakut mund të identifikojë përdoruesit maksimumi deri në dy javë.

revista.one/