“Jo më skenare, nuk shitem”, një tjetër konkurrente proteston dhe largohet nga ‘Për’puthen’
December 10, 2021Pas Ritvanës, për të cilën u dha lajmi dje se u largua nga programi, kësaj here është Xhevana (Ana) Ndoj, vajza 20-vjeçare, e cila mesa duket ka lënë programin.
Ajo ka postuar një Instagram Story me shrkimin: Jo më skenare. Fal Zotit. Nuk isha gati me shit fytyrën për pak lajm. Ndalova në kohë.
Në një story tjetër ajo ka shpjeguar më gjatë vendimin e saj. Ana kësaj here kishte takim me Endrin, i cili shpesh ka shkaktuar të qeshura në studio duke thënë se ‘jam i bukur’.
“Po s’jam më atje. Po i kam thënë personit në fjalë që është gay, sepse ashtu sillet jo se jam homofobe, po se kam ndërmend më të thartoj trutë e mi me njerëz që s’dun me nxjerr vlera, por të kundërtën. Dhe po jam e lumtur që s’u zhyta, po shpëtova më herët. Dhe dikush duhet t’ua mësonte që me kërcënime e zhurmë s’mbahet njeri me zor aty brenda. S’pendohem fare për çfarë kam thënë edhe pse po transmetohet siç duan ata dhe jo siç është. Skema e njëjta: kemi dyshime që ke të dashur dhe kemi foto. Atëherë mezi pres ti nxirrni, inshAllah kam dal bukur. Po ju mbarojnë idetë këto kohët e fundit, mashAllah me shpikjet. Po rasti i gjallë, kur dikush s’do të përdoret hajde ta mbajmë me zor.” ,- ka shkruar ajo.
Kujtojmë se Ana nuk është e vetmja që e ka akuzuar emisionin për skenar.
Edhe ish-konkurretët e këtij viti, apo të sezonit të dytë, fill pas daljes nga emisioni ,shpesh herë kanë shprehur pakënaqësitë ndaj produksionit. Disa prej tyre kanë qenë: Hyseni, Antonia, Shqipja, Melisa, Andi, Tea, Sindi, Bearti etj.
revista.one/