U shitën listat e pagave nga shtatori 2020 – prill 2021. Zbulohet ku punonin “dy blerësit” e arrestuar bashkë me specialistët e IT
January 7, 2022Nuk është vetëm databaza e pagave të muajit janar dhe prill që janë marrë nga sistemi “Cats” I drejtorisë së Tatimeve. Sipas dosjes hetimore mësohet se janë nxjerrë nga ky sistem lista e pagave nga muaji shtator 2020 deri në prill 2021
Nga aktet hetimore e konkretisht referuar procesverbalit te këqyrjes se E-mailit te punës te specialistes se IT ne Drejtorin e Përgjithshme te Tatimeve Eni Qirjako, janë konstatuar se te dhënat e kërkuar dhe te publikuara objekt hetimi, janë dërguar nga E-maili i saj i punës, ne E-mailin e punës se shtetasit Andi Agaraj ne datat e mëposhtme:
Ne date 21.10.2020, listë pagesat e muajit shtator 2020. Ne date 25.11.2020, listë pagesat e muajit tetor 2020. Ne date 25.01.2021, listë pagesat e dhjetorit 2020. Ne date 24.02.2021 listë pagesat e janarit 2021. Me date 29.04.2021 listë pagesat e muajit mars dhe ne date 22.10.2021 listë pagesat e muajit shtator 2021. Këto te dhëna i janë dërguar nga adresa zyrtare e punës eni.qirjako@akshi.gov.al ne adresën e andi.agaraj@akshi.gov.al. Këto file sic rezulton nga këqyrja janë dërguar ne programin ëe transfer”thuhet në dosjen e prokurorisë.
Blerësit
Ndërkohë mësohet edhe se ku punonin dy personat e tjerë të arrestuar me dy specialistët e IT.
Klodian Sota punon tek kompania Smart Collection ne pozicionin menaxher.
Endri Ikonomi punon Drejtor i Pergjithshem ne kompanine Credit 2 ALL.
revista.one/