Plagosen me armë zjarri dy persona nga Fushë-Kruja
January 9, 2022Dy persona të plagosur me armë zjarri janë paraqitur në spitalin Ushtarak. Bëhet me dije se dy të plagosurit janë nga Fushë Kruja.
Njëri nga të plagosurit është Gentjan Bejtja. Emër i njohur për policinë, pasi para dy vitesh i është bërë atentat me minë të telekomanduar, ndërsa emri i personit tjetër është Klod Stafuka.
Nuk dihet ende shkaku i plagosjes, por policia ka shkuar në spital për të zbuluar më shumë detaje dhe për të zbardhur ngjarjen. Inspektorë të krimeve të komisariatit Krujë janë nisur në drejtim të spitalin Ushtarak për të marrë në pyetje të dy të plagosurit, të cilët ende nuk kanë rrëfyer vendin në të cilin janë qëlluar me armë zjarri.