Ditëlindja e Borës, kuptimi i mesazheve të koduara që morën moderatorja dhe Donaldi me dronë dhe këngë

Ditëlindja e Borës, kuptimi i mesazheve të koduara që morën moderatorja dhe Donaldi me dronë dhe këngë

January 10, 2022 0

Si fillim mori rëndësi droni i cili mbërriti në shtëpinë e “Big Brother VIP” ku shkruhej data e saj e lindjes “9 janar!”.

E më pas u publikua kjo video në rrjetin social Instagram, në të cilën shfaqen këngëtarët Klajdi Haruni e Bruno, teksa shihet ky i fundit duke i kënduar këngën e Shpat Kasapit “Kush të ndau prej meje”.
Moderatorja ka reaguar menjëherë, ku gjatë këndimit të kësaj këngë ajo tenton të largohet nga këngëtari.

Ditën e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP” kanë ardhur tre parashuta. Dy prej tyre kanë qenë për çiftin Einxhel dhe Dj Dagz, ndërsa tjetra e cila ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë parashuta dedikuar Donaldit që shkruante: 9 janar!

9 janari është pikërisht ditëlindja e ish-partneres së tij Bora Zemani dhe mesa duket fansat kanë dashur t’ia rikujtojnë aktorit të humorit, edhe pse tashmë ai është në një lidhje tjetër me banoren e shtëpisë, këngëtaren Beatrix Ramosaj.

Kjo e fundit nuk ka reaguar aspak mirë pas ardhjes së parashutës, siç duket dhe në mimikat e fytyrës dhe reagimeve të saj.
Pas kësaj “surprize” Donaldi ka bërë një bisedë me Beatrix ku mesa duket ka dashur t’i shpjegojë kuptimin e datës 9 janar:

“Data 9 janar është ditëlindja e…”

Beatrix: “E mora me mend”.

Donald: “Se di nëse është koecidencë apo jo, edhe nuk dua që ti të…”

Beatrix: “Jeta është historia jote”.

Donald: “Nuk di ca të them për zotin, pë mua ishte shumë gjë e bukur realisht.”

Beatrix:”Qetësohu se nuk ka asnjë gjë, për kokë të mamit. Unë të kam thënë është një gjë që e ke jetu edhepjesë e jotja”.

Donald: “Sido që të jetë unë e respektoj”.

Beatrix: “Po nuk diskutohet, ne i kemi fol këto gjëra në fillim. Unë mërzitem për budalliqe këto jo për këtë jeta të kam thënë”.

revista.one/