Arrestohet prifti grek/ E detyronte të rrëfehej dhe e përdhunonte prej katër vitesh 17-vjeçaren shqiptare, dyshohet për vajza të tjera

Arrestohet prifti grek/ E detyronte të rrëfehej dhe e përdhunonte prej katër vitesh 17-vjeçaren shqiptare, dyshohet për vajza të tjera

January 21, 2022 0

Një prit grek 37 vjeç u arrestua këtë të premte, pasi akuzohet se ka përdhunuar dhe keqtrajtuar seksualisht një vajzë të mitur.

Ka qenë denoncimi i 17-vjeçares,e cila u ka thënë hetuesve se makthi i saj ka nisur që në moshën 13-vjeçare dhe ka zgjatur për gati 4 vite, deri në momentin që gjeti forcën të flasë për ngjarjen tragjike.

Autori i ngjarjes është prift dhe shërben në një kishë në lagjen Kato Patisia të Athinës, zonë në të cilën banon edhe familja shqiptare.

Ai vetë është prind i tre fëmijëve. 37-vjeçari ka mohuar akuzuat, por autoritet thonë se tashmë e kanë konfirmuar autorësinë e tij në përdhunimin e të miturës, ndërkohë që në kompjuterin e tij janë gjetur materiale pornografike.

Ai u dërgua në gjykatë, e cila vendosi ta çojë në burg ,ndërsa gjatë mbrëmjes të së premtes raportohet se ka edhe të paktën një denoncim të dytë për akt të njëjtë prej tij.

Sinodi i shenjtë i kishës greke urdhëroi menjëherë pushimin e tij nga puna dhe nisi një hetim të brendshëm lidhur me ngjarjen.

Ajo që të acaron edhe më shumë është, sipas denoncimit të 17-vjeçares, se prifti e izolonte pas çdo katekizmi në kishë dhe pasi e bënte të rrëfente, më pas e përdhunonte duke i thënë  “në fytyrën time do ta shohësh babanë dhe mësuesin tënd”.

“Fëmija u përdhunua brenda kishës. Ka shkuar në shkollën e katekizmit, ka zbritur poshtë dhe ka bërë atë që i ka bërë” , tha i afërmi i 17-vjeçarit për protothema.gr , ndërsa tregon se autori kishte guximin të hynte e dilte në shtëpinë e familjes.

“Prifti kishte marrëdhënie me tezen. “Ajo e ka çuar fëmijën në katekizëm, i kanë bërë shoqëri, ai ka shkuar në shtëpinë e saj, kanë shkuar bashkë në ekskursione” , thekson gruaja dhe kërkon dënimin shembullor të priftit 37-vjeçar.

“Babai, nëna nuk dinin asgjë. Fëmija kishte shenja, por nuk fliste me nënën e saj” , shton ai ndërsa thotë se 17-vjeçarja pas “ferrit” që ka jetuar në kishë ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe fizike.

Ai i kërkoi që t’i dërgonte foto të pjesëve të trupit të saj Ishte një presion i tillë psikologjik ndaj saj, saqë nxënësja arriti deri në atë pikë, kur shihte priftin i binte të fikët nga frika. Dy muaj më parë, vendosi të fliste dhe prindërit e saj iu drejtuan Policisë dhe NënDrejtoria për Mbrojtjen e të Miturve filloi të monitoronte lëvizjet e priftit.

Pasditen e së enjtes, pas një urdhër-arresti , 37-vjeçarit iu vunë prangat për përdhunim, sulm seksual ndaj të miturve, abuzim me fëmijë dhe pornografi në mënyrë të vazhdueshme dhe seriale. Ajo që ata kërkojnë është të shohin se sa fëmijë të tjerë kanë rënë viktimë e tij, pasi vlerësojnë se rasti wshtw i thellw. Në të njëjtën kohë, prifti, me vendim të kryepeshkopit të Athinës dhe gjithë Greqisë, Jeronimi, u pushua nga detyra.

Një ankesë tjetër për priftin

I njëjti prift ka shtyrë një vajzë 19-vjeçare “të shkonte diku vetëm me të” dhe në këmbim i ofronte para. Ajo jeton në zonën e Kato Patisisë dhe u ankua se në nëntor 2020 prifti i ishte afruar duke i kërkuar që të shkonte diku vetëm për të kaluar pak kohë me të.

Sipas saj, 37-vjeçari e ka takuar atë nëpërmjet një shoqeje të saj që në atë kohë ndiqte mësimet në katekizëm dhe e ftoi në kishë për të biseduar. Fillimisht ai i ofroi një punë, pasi 19-vjeçarja tashmë pikturon murale dhe më pas i kërkoi të kalonte disa orë vetëm me të, duke i ofruar para në këmbim.

Luna, tashmë 19 vjeçe, e kuptoi qëllimin e tij dhe tha jo, por ai këmbënguli që ta ftonte të shkonte vetëm natën në një vend që ai e kishte ngritur për të rinjtë.

Vajza e re, duke dashur të shmangë presionin e priftit, duket se ka ruajtur numrin e tij në celularin e saj me emrin “Mos e merr”, gjë që tregon presionin e madh që prifti ushtronte me telefonatat e tij.

19-vjeçarja u largua, por prifti këmbënguli t’i dërgonte mesazhe për t’u bërë miq në rrjetet sociale. Vajza vazhdoi të mos përgjigjej dhe të nesërmen takoi priftin me familjen e tij në një shesh të zonës. Sipas 37-vjeçarit, ai e shikonte me këmbëngulje dhe erotikë, pavarësisht se pranë tij ishin fëmijët dhe gruaja e tij shtatzënë.

Mësohet se vajza kishte shkuar në polici për të denoncuar atë që pretendon në video, por policia u përgjigj se nuk mund të bënte asgjë më shumë, pasi nuk kishte asnjë akt inkriminues nga ana e priftit. 

“Nuk i besojmë ato që thonë për priftin”, thonë banorët e Kato Patisia 

Ndërkohë banorët pranë kishës në Kato Patisia shprehën habinë e tyre për zbulimet duke thënë ndër të tjera: “Prifti, njeri shumë i mirë, i ndihmonte fëmijët, merrej me sport. Nuk i besojmë ato që thonë. Ai është një njeri i madh. Jemi të befasuar nga ato që dëgjuam”, shprehet njëri prej tyre. Kuptohet, që në këtë ambient shoqëror, prifti e kishte të lehtë bënte ç’të donte me fëmijët. revista.one/