Ndahen Bashkimi dhe Alvisa! Pse kaq shpejt?! Ja arsyeja…
January 23, 2022Bashkimi ka bërë sot një deklaratë shumë surprizuese dhe të papritur, në të cilën njofton ndarjen e tij nga Alvisa!
“Njerëz të dashur desha tju informoja nëpërmjet këtij postimi që nga sot më nuk jam në një marrëdhënie me Alvisën. Më vjen shumë keq që gjërat shkuan kështu dhe gjithashtu më vjen keq për të gjithë ata që na kanë mbështetur që nga dita e parë.
Shpresova dhe mendova që pas gjithë asaj që kemi kaluar, pas gjithë atyre sakrificave, mendoja që jashtë gjërat do të ishin ndryshe. Nuk kam qenë ndonjëherë pjesë e asnjë loje dhe nuk dua të jem, prandaj në momentin që e kuptova që pavarësisht çdo përpjekje kur gjërat nuk ecin, më mirë ti stoposh në kohë dhe të jesh i qetë me veten dhe i pastër me të tjerët.
I uroj gjithë të mirat asaj në jetë dhe asnjëherë nuk do ta hedh poshtë për atë që kemi kaluar në program.
Jeta vazhdon.”– ka shkruar ai.
Ja
Menjëherë reagojnë konkurrentët. Ritvana ka shkruar: Mbaroi ë? Pa ekzistuar diçka, s’ka se si përfundon.
Antonia ka shkruar: Uaa kush është ndarë?
Jurgeni ka shkruar: S’ju ndan tragjeditë këtij populli të shkretë.
Dy miqtë e Hysenit, çifti Andi dhe Melisa gjithashtu kanë reaguar me story:
Alvisa dhe Bashkimi ishin çifti i parë që doli nga emisioni i “Për puthën 3”, pas shumë skandaleve që ndodhën midis tyre. revista.one/