E mbyti dhe të zhveshur e hodhi në kanal, vrasësi rrëfen krimin: Ja pse e vrava Fatimen
January 24, 2022Vrasja e 63-vjeçares në fshatin Kozare të qytetit të Kuçovës mësohet të jetë kryer për shkaqet më absurde në botë. Vrasësi i 63-vjeçares Fatime Suli ka deklaruar në polici se viktima i kishte atij 60 mijë lekë (të vjetra) borxh, si rezultat i mbarështimit të bagëtive. Sipas Marrës, i gjithë fshati i mbarështonte tufat e dhive me 3 cjapet e tij të racës dhe për çdo mbarështim i paguanin atij 5 000 lekë (të vjetra).
“Fatimeja më kishte 60 000 mijë lekë (të vjetra) nga mbarështimi i tufës së saj dhe unë shkova për t’ja kërkuar. Kur shkova atje e pashë shumë afër duke biseduar me një bari tjetër, Izetin, dhe u largova. U ktheva përsëri 1-orë më vonë, isha i pirë dhe pasi e pashë vetëm iu afrova dhe i kërkova lekët. Ajo filloi të bërtiste e të më gjuante me gurë dhe unë e kapa nga prapa në fyt dhe e shtrëngova. Pas disa sekondash ajo ra në tokë pa ndjenja. E shkunda disa herë dhe kur e pashë që nuk po merrte frymë e kuptova që kishte vdekur. Nga frika se mos me zbulonin, e tërhoqa zvarrë disa metra për ta hedhur në një kanal në afërsi të serave të saj dhe e mbulova mirë me gjethe e rrozga, duke shpresuar që do ta gjenin me vonesë dhe nuk do më fajësonin mua. U largova me vrap mes për mes tokave dhe shkova në shtëpi, kur më doli pija dhe po kujtohesha as vetë nuk e besova që e gjithë kjo kishte ndodhur me të vërtetë deri në momentin që erdhi policia dhe më morën me furgon”-, mësohet se ka thënë në dëshminë e tij në polici vrasësi Fetah Marra.
Në lidhje me faktin se gruaja u gjet e zhveshur nga mesi e poshtë dhe akuzat e hedhura se ai mund të kishte dashur të abuzonte me të, mësohet se Marra ka deklaruar se ai nuk ka dashur asnjëherë të abuzojë me viktimën dhe se tutat ju hoqëm në momentin kur po e tërhiqte zvarrë për ta hedhur në kanal.
Kujtojmë se Fatime Suli u mbyt me duar nga fqinji i saj mbrëmjen e 20 janarit. Trupi i gruas u gjet i hedhur në një kanal gjysmë i zhveshur dhe i mbuluar me gjethe. Kamerat e sigurisë zbuluan që autori i krimit ishte pikërisht Marra, i cili është lënë pas hekurave.
revista.one/