Pas daljes, Xheisara e penduar që zbuloi historinë e familjes dhe vuajtjet në Big Brother VIP

Pas daljes, Xheisara e penduar që zbuloi historinë e familjes dhe vuajtjet në Big Brother VIP

January 25, 2022 0

Këngëtarja Xheisara Frisku, u largua nga Big Brother VIP javën e kaluar.

Artistja e njohur në pak javë që ishte brenda shtëpisë bëri rrëfime të ndryshme duke përfshirë edhe jetën personale.

Ajo ka bërë që të përloten të gjithë me tregimin për të atin e po ashtu edhe për atë se tregoi se vuante nga epilepsia.

Pas daljes nga BB VIP, Xhei si shumë nga banorët e tjerë ka folur për eksperiencën e saj në Fan Club.

Zeshkania u shpreh se u pendua që zbuloi historinë e familjes me vuajtjet dhe të atin invalid.

“Unë qaja dhe kot aty brenda por në disa momente më dukej sikur asnjë nga njerëzit që doja nuk ishte më dhe nuk kisha mundësi t’i thoja se sa shumë i kam dashur dhe sa shumë i dua. Historinë e familjes nuk do të doja ta kisha thënë”, tha Frisku.

Nëse unë e thashë, ishte një moment kur kisha shumë nevojë të dija se çfarë po bëhej jashtë me të shtëpisë time dhe mendoj se nëse do të kisha vazhduar, do kisha dalë në Xheisarën që të tjerët kanë njohur jashtë.
Këngëtarja megjithatë nuk e mohon se pati një eksperiencë të bukur që do t’i mbetet gjatë në kujtesë.

revista.one/