(VIDEO) Mungoi në emision, Bora Zemani: Jam me temperaturë 40 gradë…
January 31, 2022Bora është infektuar për herë të dytë me virus dhe tashmë ndodhet në shtëpi, duke marrë mjekimin që i nevojitet.
Për ndjekësit në Instagram, ajo ka realizuar një video ku tregon gjendjen e saj shëndetësore, teksa shprehet se po shpreson të kthehet sa më shpejt në emision.
“Faleminderit shumë për mesazhet që më keni dërguar. Unë kam qenë shumë sëmurë gjatë këtyre ditëve, me temperaturë të lartë, deri në dyzet, por ka nisur përmirësimi dhe shpresoj të jem sa më shpejt në Për’puthen. Ju puth fort të gjithëve, nga larg, që mos t’ju ngjis ndonjë gjë”, shprehet Bora, teksa e ëma i futet në dhomë për t’i sjellë antibiotikët.
Moderatorja e “Për’puthen” Bora Zemani ka munguar në dy puntata të reality show-t “Për’puthen”.
Ajo u zëvendësua nga një prej konkurrenteve, Ana Lleshi, ndërkohë që këtë të shtunë, ishte pikërisht Elona Duro që moderoi programin, një personazh që e kemi parë në rolin e opinionistes, duke dhënë komentet e saj rreth ngjarjeve dhe dinamikave të ndodhura gjatë spektaklit.
Elona tha se shpreson që ta pranojë publiku nga ekrani dhe studioja këtë ndryshim, ashtu siç është pranuar Bora Zemani, “e zonja e shtëpisë”. revista.one/