Përplasja/”Nuk je opinionist, mbaj vendin tënd”, pse janë prishur Arjani me Mevlanin? 

Përplasja/”Nuk je opinionist, mbaj vendin tënd”, pse janë prishur Arjani me Mevlanin? 

February 4, 2022 0

Sot gjatë takimit të Alesjas dhe Albit ka pasur shumë ndërhyrje nga konkurrentët, gjithashtu dhe nga Mevlani, të cilit Arjani i tërhoqi vëmendje duke i thënë se nuk është opinionist dhe kjo shkaktoi një përplasje mes tyre.

Arjani: Po flet ky opinionisti part-time, po prit o Mevlan tani.

Mevlan: Arjan më fal ka ndonjë problem nëse jap 1 mendim?

Arjani: Po po flas dhe unë.

Mevlan: Ku është shqetësimi jot nëse unë jap një mendim, ka ndonjë problem?

Arjani: Jo nuk ka problem.

Mevlan: S’të pëlqen mendimi im, mos e dëgjo.

Arjani: Isha duke folur me Albin.

Mevlan: Ke fillu ta bësh pak shpesh këtë.

Arjani: Po ke ngatërruar pozicion, bën sikur je opinionist.

Mevlan: Je xheloz?

Arjani: Po jam, jam xheloz si Albi (për Alesjan).

Bora: Arjan, Mevlan qetësohuni.

Mevlan: Ka filluar ta bëj pak si shpesh këto ditët e fundit, nëse ndjen konkurrencë po iki nga karrigia, do që të dal atje. nqs e ndjen konkurrencën? (te djemtë e tjerë). Se nga këta e pres po nga ty jo.

Arjani gjatë kohës që Mevlani ishte i nevrikosur po heshte dhe më pas i tha që pse e devijon nga tema dhe filloi të fliste me Albin.

Debati për Alesian:

Mikela i tha Alesjas se ajo duket sikur çdo gjë e Albit e bezdis dhe e shqetëson, pra sikur Albi i duket një ‘barrë’. Erioni gjithashtu ka dyshime për pëlqimin e saj ndaj Albit.

Bruno nga ana tjetër pyet Albin nëse ai ndjen pëlqim nga Alesja dhe Albi e pohoi, por shprehet dyshues dhe beson 30% deklaratën e Samiut se Alesja i kërkoi Albit të qëndronte vetëm për të dalë mirë në publik.

Albi: Dua të di kjo dëshira e Alesjas për të më mbajtur mua në studio është vërtet kaq reale, apo janë dhe ato dyshimet këtu në studio

Alesja: Është absurde të më besosh 100% por për këtë është koha

Alesja: Nga ajo që tha Samiu, dua të di sa përqind e beson?

Albi: 30% besoj se është e vërtetë.

Mevlani nga ana tjetër, si konkurrentët e tjerë u shpreh mosbesues ndaj Alesjas madje e akuzoi për lojë të pisët.

“Unë flas si publik, përveç backstage, e gjëra jashtë kam parë edhe takimet. Ky nuk ta thotë dot se është i përfshirë me ty, thuaja ti troç që nuk e do dhe të largohet. E mqs thua kjo më bezdis, ajo më bezdis, por më pëlqen, na trego pra çfarë të pëlqen që ta dimë?”,– e pyeti Mevlani.

Alesja nga ana tjetër i tha se Albi duhet të tregojë se çfarë pëlqen te ajo dhe se nuk donte të fliste.

Pasi u dha pjesa e tretë, e cila ishte e bukur dhe pati afrimitet mes tyre, Albi e pyeti Alesjan se pse nuk iu përgjigj Mevlanit.

Alesja tha se pëlqen gjithçka përveç zemërimit. Ndërsa Albi i tha se pëlqen që është një vajzë e çiltër dhe zemrën e pastër.

revista.one/