Janë ndarë? Ky fakt po krijon dyshime se Romeo dhe Aleksia i kanë dhënë fund lidhjes
February 5, 2022Ditën e sotme janë krijuar disa dyshime se dyshja Romeo Veshaj dhe Aleksia Peleshi mund të jenë ndarë nga njeri-tjetri, pasi u vu re një detaj i papritur në llogarinë e secilit prej tyre të “Instagram”.
Mesa duket, as aktori i humorit dhe as Aleksia nuk e ndjekin më njeri-tjetrin në rrjete sociale.
Teksa së fundmi Aleksia ka qenë pjesë e intevristave ku ka folur jo pak herë për lidhjen e saj me Romeon, nuk e dimë se çfarë ka bërë që çifti të bëjë veprimin e papritur.
Rikujtojmë se e ftuar në “Glamour Zone” para disa kohësh, Aleksia ka shprehur si kurrë më parë dashurinë dhe ndjenjat për Romeon.
E vërteta është se Romeon e dua shumë, shumë është pak të thuhet, e dua me gjithë forcën që kam në zemër për të dashur një person. Kur bëj ato lutjet e mia, nuk harroj kurrë që ta falenderoj Zotin që e ka sjellë në jetën time.Fakti kryesor që e dua shumë është se ai ma kujton shumë babain tim, e unë nuk kam njohur kurrë dikë që më kujton babin. Babi im është një njeri shumë i rrallë.”- ka thënë ajo.
Edhe në dhjetor të vitit të kaluar, pati një problem në marrëdhënien e çiftit. Aleksia u shprej se statusi i raportit me Romeon është “i komplikuar”.
revista.one/