Laureta tregon arrestimin, ndërhyn Rrushja me lot në sy: Boll se kemi familje! Babi është i sëmurë
February 5, 2022Laureta Zyba është përfolur shumë për të kaluarën e saj të errët, që përfshinte probleme me policinë dhe bashkëpunime me grupe kriminale. Që nga zbulimi i të shkuarës së saj, ka patur shumë reagime nga publiku.
Ditën e sotme në “Përputhen PRIME”, konkurrentja ka folur për herë të parë lidhur me mënyrën se si i ka përjetuar këto ditë që pas hyrjes së saj në program.
Ajo u shpreh se e kishte vuajtuar aq shumë sa e kishte përjetuar këtë periudhë me keq se vetë momenti i gjyqit.
“Më keq e kam përjetuar tani se sa kur ka ndodhur historia. Sfidat të bëjnë më të fortë dhe njeri me karakter. Ka qenë një javë shum e keqe dhe e kam përjetuar shumë keq, por shumë shpejt do të zbulohet e vërteta.
Unë jam shumë e vetdijshme ku jam marrë dhe me çfarë jam marrë, e kam ndjerë të heq ankthin brenda vetes.”
Ndërkohë, lidhur me historinë e saj, ajo ka rrëfyer se gabimi i saj, sipas saj është besimi në personin e gabuar.
“Kam qenë në një party dhe njoha dikë. Lidhja jonë filloi të bëhej publike, lëviznim jashtë vendit. Gabimi im është që unë i besova atij deri në momentin e arrestimit tim, aty kuptova çdo gjë. Ai ishte personalitet tjetër, dikush tjetër, nuk ishte personk që njihja unë. Çështja ime ka përfunduar brenda dy muajsh. Që në kohën e historisë jeta ime ndryshoi.”- rrëfeu ajo.
Teksa Laureta Zyba fliste për të shkuarën e saj, për të cilën është komentuar shumë në portale që kur u bë pjesë e programit Për’puthen, nuk munguan lotët e motrës së saj. revista.one/